21 SHTATOR - WORLD CLEANUP DAY
21 Shtatori është WORLD CLEANUP DAY që njihet si Dita Botërore e Pastrimit, një nga aksionet më të mëdha të përvitshme qytetare në mbarë globin me qëllimin për të bashkuar 5% të popullsisë së botës rreth një objektivi të përbashkët: TË PASTROJMË PLANETIN TONË.
Biznesi ynë ndërvepron me mjedisin. Prandaj, jemi ne që duhet të kujdesemi për ambjentin tonë, duke iu referuar dhe Toyota Environment Challenge 2050. Duke dhënë ndihmën tonë për ta mbajtur mjedisin të pastër, ne kontribuojmë për të siguruar që ky mjedis do të mbetet në gjendje të mirë edhe për brezat e ardhshëm.
ALTO Sh.p.k - Toyota Albania iu bashkua kesaj nisme për t'i treguar botës dhe komunitetit që ne tek TOYOTA kujdesemi për ambjentin.